Profili i Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit te Kapaciteteve Lokale's

Informacion i Pergjithshem

Ç'është Fondi Partneritete për Inovacion (P4I)?
"Partneritete për Inovacion" (“P4I”) është fondi i cili parashikon të përmirësojë Mjedisin e Shërbimeve, nëpërmjet dhënies së mbeshtetjes për aplikuesit që do të përdorin Shërbimet për Zhvillimin e Kapaciteteve.
Fondi Partneritete për Inovacion, ka për qëllim t'u japë mundësi aplikanteve të mundshëm, të hyjne apo të zgjerojnë aktivitetet e tyre në treg dhe të gjenerojnë të ardhurat.
Fondi Partneritete për Inovacion, mund të shërbejë si ndërlidhës mes kërkesave të aplikantëve të mundshëm për shërbime në treg me mundësi financimi nga grante ose fonde të ndryshme.
Kush mund të aplikojë?
 Aplikantët që do të aplikojnë duhet të jenë të formalizuar si aktorë ruralë, si rrjedhim mund të kërkojnë mbështetje financiare për të hyrë në tregun e hapur të Shërbimeve për Zhvillim Kapacitetesh. Aplikantët mund të jenë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Fondi Partneritete për Inovacione konsideron si aplikantë potencialë, aktorët ruralë të formalizuat si:
• Autoritetet lokale, duke përfshirë komunat, këshillat komunalë, këshillat e qarqeve (kur planifikojnë të ndërhyjnë në zonat rurale të rajonit të tyre) dhe këshillat e fshatrave;
• Pronarët e pavarur që kanë një numër NIPT-i, duke përfshirë edhe fermerët, shitësit e vegjël si dhe shitësit e rrugës/ambulantë;
• Shoqatat e aktorëve ruralë të formalizuar, të vëndosur në zonat rurale ose ata që kanë anëtarësi me aktorë ruralë.
• Firmat e vogla dhe të mesme, kompanitë, dhe ndërmarrjet që operojnë në zonat rurale, të cilat janë nën pronësinë e qytetarëve shqiptarë.
Përse mund të aplikohet?
Aplikantët mund të aplikojnë vetëm për Shërbime që Zhvillojnë Kapacitetet e tyre. Fondi Parteritete për Inovacion (P4I) do të ofrojë shërbime për zhvillim kapacitetesh, të cilat  mund të jenë të natyrës intelektuale dhe këshillimore si; studime profesionale, projektime, projekte specifike, këshillime për klientet, trajnime, transferim njohurish. Shërbimet do të ofrohen nga individë, oragnizata, kompani te specializuara, të përzgjedhura mbi bazat e eksperizës profesionale, (Portali PREX ALBANIA).
Fondi Partneritete per Inovacion përmbledh aktivitete dhe displina të ndryshme nga katër sektorë:
• Qeverisje Lokale
• Pylltari
• Bujqësi
• Turizëm
Këto shërbime mund të përfshijnë:
• Reforma institucionale, menaxhimit, shërbime këshilllimore financiare
• Hartime te projekteve teknike inxhinierike
• Supervizime projektesh, studime mjedisore dhe sociale, asistencë teknike, trainim, etj.
Parimet e Fondit Partneritete për Inovacion (P4I)
Këto shërbime mund të përfshijnë:
• Produktiviteti i iniciativës (përdorimi me efektivitet i burimeve që çon në rritjen e të ardhurave, uljen e shpenzimeve, rritjen e punësimit, menaxhimin e riskut dhe në krijimin e një mjedisi favorizues).
• Qëndrueshmëri dhe paanesi (për përfituesit)
• Ngritje aftësish.
Si të aplikojme?
Këto shërbime perfshijne si me poshte:
• P4I do të jetë i hapur për aplikime gjatë gjthë vitit.
• Aplikimet do të pranohen gjatë gjithë vitit, pa një datë të caktuar për dorëzim.
• Aplikimet e marra do të vlerësohen në tre raunde përgjatë vitit.
• Vlerësimet do te bëhen në muajt, Prill, Gusht dhe Dhjetor.
•Të inetresuarit mund te tërheqin format e aplikimit pranë Personave te Kontaktit ne Qarqet përkatëse ose ti shkarkojne ato nga Portali i ALCDF-së:
• ALCDF do të këshilloje, instruktojë dhe ndihmojë të interesuarit për të plotësuar sa më saktë dhe qartë formatin e aplikimit.
• Aplikimet do te dorëzohen në çdo kohë pranë personit të kontaktit në Qarqet përkatëse ose pranë zyrave të ALCDF në Tiranë.
Shkarko formularin e aplikimit  Formulari Aplikimit
Kriteret e pranueshmërisë:
Aplikimi duhet të plotsëojë këto kritere për t'u pranuar:
1. Të paraqitet nga aplikantë legjitimë (aktorë ruralë të formalizuar)
2. Të jenë prezent në zonën ku implementohet Fondi (P4I).
3. Të jetë pjesë e të paktës njërit prej sektoreve ku është e fokusuar ALCDF.
4. Të ketë fondin e bashkëfinancimit prej 20%.
5. Të jetë brënda kufijve monetarë të lejuar ( jo më pak se 850 Euro dhe jo më shumë se 20 000 Euro në vit nga P4I).
C'farë nuk mund të financohet (Lista Negative):
P4I nuk do të financojë aktivitetet e mëposhtme:
• Publikime; (mbështje financiare që të mbulojnë shpenzimet për printime ose botime)
• Vizita studimore
• Pjesmarrje në konferenca
• Pjesëmarrja individuale në trajnime apo kurse jashtë vendit,
• Blerje dhe mirëmbatje softesh përfshirë këtu dhe GIS.

My keywords

P4I, P4I Fund, Fondi P4I, ALCDF,

Aktivitet e fundit

  • Kultivimi i BMA ne Sinaballaj

    Pyje > Bime Mjeksore dhe Aromatike

    Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) kërkon të kontraktojë një ofrues shërbimesh për të realizuar studimin e Kultivimit te BMA ne Sinaballaj, rrethi Kavaje.

    Fondi ne dispozicion: 2500 Euro

    Në zonat e fshatrave të komunës Sinaballaj ku synohet implementimi i këtij projekti,...

    12/11/2012 - 17:09
    » lexo me shume